“Estradë” në Kamerun, Eto’o shkarkon trajnerin e emëruar nga qeveria

29/05/2024 14:19

Nuk ka paqe për Federatën e Futbollit të Kamerunit.

Mosmarrëveshja mes presidentit Samuel Eto’o dhe qeverisë së Kamerunit shtoi një kapitull të ri pak orë më parë, kur pati një sherr të fortë verbal mes vetë ish-lojtarit të Interit dhe Barcelonës dhe Marc Brys, trajnerit belg të emëruar si trajner nga Ministri i Sportit disa javë më parë.

Federata vendosi ta shkarkojë përfundimisht belgun Brys. Lufta mes të dyve, për momentin, u fitua nga Eto’o, i cili emëroi Martin Ndtoungou Mpile në krye të “Luanëve të Paepur”.

Mes këtij kaosi, Kameruni duhet të luajë dy ndeshje në ditët e ardhshme, kundër Kepit të Gjelbër (8 qershor) dhe Angolës (11 qershor), të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA