Kupa e Gollobordës/ Zhvillohet kampionati i 11-të i mundjes në Ostren

18/05/2024 12:42

Bashkia Bulqizë në bashkëpunim me Shoqatën e Mundjes se Gollobordës, ka mundësuar, zhvillimin e Kupës së 11-të tradicionale në sportin e mundjes në Ostrenin e Madh, të zonës së Gollobordes, ku morën pjese sportistë të grupmoshave te ndryshme, jo vetëm nga zona e Gollobordës që tradicionalisht njihet për ushtrimin e sportit të mundjes, por edhe nga qytetet e tjera si Librazhdi dhe Peshkopia, si dhe sportiste veteran të këtij sporti nder vite.

Ky aktivitet që tashmë është kthyer i përvitshëm, startoi me një koncert festiv përgatitur nga nxënësit e Shkollës së Mesme Ostren, ku vajzat me veshjen tradicionale të zonës, nën ritmin e këngëve e valleve, ngjallen mjaft emocione për të pranishmit e shumtë në këtë event.

Kryebashkiakja  Festime Mjeshtri e cila tashmë është një sportdashëse dhe e kulturës, e vuri theksin tek nxitja e kujdesi qe pushteti vendor ka treguar e do të tregojë edhe në të ardhmen për zhvillimin e sportit të bukur të mundjes tradicionale në zonën e Gollobordes, por edhe ne sporte të tjera, ndër të tjera kryebashkiakja Mjeshtri tha në fjalën e saj se vitin tjetër Kampionati i Mundjes do të bëhet Ballkanik.

Riti i sportit të mundjes në Gollobordë është i vjetër, ndaj dhe është trashëguar e transportuar brez pas brezi, dhe se ka vera të mëdha historike e kulturore tha ndër të tjera në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Shoqatës Sportive Golloborda, Razi Rama.

Më pas aktiviteti filloi me garat për Kupën e Mundjes Tradicionale te Gollobordës, te cilat u shoqëruan nga grupi I daulleve dhe curleve të zonës, ku garuan tre grupe, ku për grupin e para te rinjve deri 14-vjeç, fitues u shpall Arlind Tola nga Lagjia Guri , për grupin e dytë te rinj 15-20 vjeç fitues u shpall Arsjan Kashiku nga Librazhdi  dhe për grupmoshën e rritur mbi 20 vjeç fitues u shpall Arjan Dani nga lagjia Pasinkë i cili fitoi kupën dhe dashin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA