“Ushtarët zëvendësohen, mbretëresha jo”/ Fiks Fare brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes… Duke folur në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, kreu i komanduar i SHISH, Elvis Lila, ka këmbëngulur se nga një auditim tepër sekret kryer pas masës penale ndaj Vlora Hysenit, nuk rezulton që nga ky institucion të kenë dalë dokumente që cënojnë sigurinë kombëtare të vendit.
Burime shumë të sigurta të TCH të pranishme në takim, cituan kreun e SHISH dhe presidentin që në këtë mbledhje urgjente të thirrur, kanë përmendur detyrimin për të mbledhur dhe ruajtur informacione të sigurisë e po ashtu domosdoshmërinë dhe për të bashkëpunuar me institucionet.
E ndërsa të pranishmit në këtë mbledhje ku fjalimet e secilit titullar mbahen sekret, pohuan më tej se kryeprokurori Klodian Braho u ka thënë krerëve të institucioneve të ngarkuar me ligj që të jenë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, se SPAK arriti në përfundimin se duhej kërkuar masë sigurie në gjykatë ndaj drejtoreshës së Shërbimit Inteligjent Shqiptar pas administrimit të disa provave sekrete për hetimin mes tyre edhe disa kryerje banesash.
Mbasi grupi i hetimit siguroi provat arriti në këtë vendimmarrje citohet të ketë shpjeguar zoti Klodian Braho në emër të dy prokurorëve.
Nga ana tjetër kryeministri Rama ka theksuar bëjnë me dije të njëjtat burime se përgjegjësia është individuale. Duhet të gjenden mekanizma për ndërveprim ka këmbëngulur Kryeministri, për të ruajtur sigurinë kombëtare.
Ndërsa nga ana e tij presidenti pasi ka lënë detyrat për secilin institucion, ka bërë të qartë se duhet ruajtur pavarësia dhe nuk duhet ndërhyrë në punën e Prokurorisë së Posaçme. Burimet e posaçme nuk konfirmuan që në këtë mbledhje të ketë patur debate.
Top Channel