Kori BujArt këndon në Berlin/ Repertori shqiptar në Festivalin e Koreve, 223 kore synojnë rekord botëror
Sezoni teatror në Teatrin “Bylis” vijon me premierën e Kiço Londos, “Zonja e Bujtinës”.
Kryevepra e dramaturgut Carlo Goldoni, me regji të Kiço Londos, dhuroi për më shumë se dy orë humor, emocione dhe interpretime mbresëlënëse. Për regjisorin Kiço Londo, premiera ishte një eksperiment të cilin shumë e quajtën kurajoz, por ne fakt kurajon dhe talentin e vërtetë e treguan aktorët e rinj të shfaqjes, të gjithë studentë aktrimi.
Aktorët e rinj shkëlqyen me interpretimin e tyre, duke mbajtur të mbërthyer vëmendjen e spektatorëve dhe sjellë me gjallëri personazhet dhe botën e Goldonit.
Kimia artistike mes Artemisa Kusit dhe Igli Fushës, së bashku me interpretimin e gjithë ansamblit të aktorëve, i dha shfaqjes dinamikën dhe energjinë për të cilat shquhen veprat e autorit reformator italian të shekullit të 19-të
Në kastën e aktorëve bëjnë pjesë Artemisa Kusi, Igli Fusha, Mateo Dervishaj, Anila Muçaj, Enisa Hysa, Irdon Methasani, Fjodor Xhydollari, Stelina Sulejmani dhe Shpëtim Terolli.
E zonja e Bujtinës është një grua e gjallë, komplekse, simpatike, gjithmonë e kthjellët dhe e aftë për vetëkontroll. Figura e saj dominon komedinë, duke kapërcyer pengesat dhe duke I bërë gjërat sipas mënyrës së saj. Ajo siguron një ekuilibër të vazhdueshëm midis reputacionit, interesit dhe lirisë, pa e pasur të nevojshme të martohet megjithëse ka “robëruar” me sharmin e saj shumë burra. “E zonja e bujtinës” do të vijojë të shfaqet edhe sonte, në Teatrin “Bylis”.
Top Channel