Me hijen e ndalimit të TikTok në SHBA gjithmonë e më pranë, sidomos me OK-in e Kongresit dhe firmës së presidentit amerikan, kryetarja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, nuk përjashton mundësinë që masa të ngjashme të ndërmerren edhe në Europë.

Gjatë debatit me kandidatët e tjerë në votimet për zgjedhjet europiane që po zhvillohen në Mastriht, Von Der Leyen deklaroi se “aplikacioni mund të ndalohet edhe në bllokun europian pasi ai bart rreziqe te mëdha.

Ajo e bëri të qartë se do ta mbajë parasysh një opsion të tillë nëse rizgjedhet muajin e ardhshëm. Ligji i miratuar së fundmi në SHBA kërkon që ByteDance, kompania mëmë kineze e TikTok, ta shesë aplikacionin brenda një viti, në të kundërt, ai ndalohet në të gjithë SHBA-në.

Gjigandi i mediave sociale pohoi se nuk do të qëndrojë duarkryq, por do ta kundërshtojë këtë nismë ligjore. Në fakt, ByteDance e ka bërë të ditur synimin e vet për ta apeluar vendimin, pasi e konsideron aplikacionin e tij shumë të vlefshëm për t’u shitur.

Frika që po ushqejnë qeveri të ndryshme nëpër botë është se TikTok spiunon përdoruesit duke mbledhur të dhëna dhe duke i dorëzuar informacion qeverisë kineze me qëllimin siç thuhet për të “minuar institucionet demokratike, për të nxitur varësinë nga interneti tek të rinjtë dhe për të përgjuar dhe ndikuar përdoruesit”.

Bashkimi Europian bllokoi së fundi TikTok Lite, një aplikacion që u ofronte përdoruesve bonuse për shikimin e videove.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA