“Do të marr një vendim të madh për Iranin”/ Fjalimi i Trump në OKB, presidenti amerikan: SHBA po punon ngushtë me Rusinë dhe Ukrainën për një marrëveshje paqeje

22/09/2026 17:30

Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë fjalës së tij në OKB, deklaroi se Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë ngushtë me udhëheqësit e Rusisë dhe Ukrainës për të arritur një marrëveshje paqeje.

“Ne po punojmë ngushtë me udhëheqësit e Rusisë dhe Ukrainës dhe do ta arrijmë këtë, më shpejt nga sa e kuptojnë njerëzit”, tha Trump.

Në lidhje me Iranin, Trump tha se ka një “vendim të madh” për të marrë, nëse do të arrihet një marrëveshje që do t’i lejonte Teheranit të rindërtonte vendin dhe ta zhvillonte atë në një nivel më të madh se më parë.

Në të njëjtën kohë, ai tha se SHBA-të mund të “shkatërrojnë Republikën Islamike” dhe të mos i japin më Iranit mundësinë “për të shkatërruar njerëz dhe vende”.

“Unë besoj se do të bëjmë një marrëveshje menjëherë pas zgjedhjeve, sepse nuk ka kuptim që ata të mos e bëjnë”, u shpreh Trump.

Top Channel