Fitoi tri dekada më parë Topin e Artë, tani “Bishtaleci” aplikon për Narcos 4

22/04/2024 13:13

Roberto Baggio, sulmuesi legjendar italian, i cili u votua si lojtari i tretë më i mirë i shekullit të FIFA-s në vitin 1999, ka befasuar miliona ndjekësit e tij me një imazh të shumëpërfolur.

Gjeniu nga Caldogno, 57 vjeç, ka shpërndarë një imazh në Instagram duke aplikuar për të marrë pjesë në serialin Narcos.

“Narcos 4 vjen së shpejti”, publikoi Roberto Baggio së bashku me një imazh që më vonë u zbulua se ishte retushuar (ai ndau origjinalin për krahasim).

Bishtaleci “hyjnor” i historisë së futbollit, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2004, luajti gjatë gjithë karrierës së tij te Vicenza, Fiorentina, Juventusi, Milani, Bologna, Interi dhe Brescia.

Karriera e Roberto Baggio, Lojtari i Vitit i FIFA-s dhe Topi i Artë në 1993, u “njollos” nga penalltia që humbi në finale e Kupës së Botës 1994 kundër Brazilit.

“Kur shkova në të godisja atë penallti, isha aq i kthjellët sa mund të ishte dikush në ato momente. E dija që Taffarel gjithmonë hidhej, prandaj vendosa të godas në mes, në gjysmën e lartësisë.

Ishte një zgjedhje e zgjuar, që të mos e priste me këmbë, megjithatë, nuk e di sesi topi, u ngjit lart.

Brazilianët thonë se ishte Ayrton Senna nga qielli ai që e ngriti topin. Është shpjegimi romantik për një akt të pashpjegueshëm.

Baggio pranon se “ishte momenti më i vështirë i karrierës sime, më kushtëzoi prej vitesh. Ende e ëndërroj për të”.

“Ishte e vështirë të dilja nga ai makth. Nëse do të mund të fshija një imazh nga jeta ime sportive, do të ishte ai,” vuri në dukje “Bishtaleci”. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA