Historia tërheq turistët! Manastiri dhe Kisha 800-vjeçare në Zvërnec vizitohet çdo ditë nga të huajt

20/04/2024 13:52

Përveç plazheve edhe zonat historike e kulturore po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë të huaj në qytetin e Vlorës.

Manastiri i Zvërnecit dhe Kisha 800-vjeçare e Shën Mërisë ka pasur fluks pushuesish nga vende të ndryshme te botës gjatë gjithë javës. Gjermanë, italianë, polake, anglezë por edhe banorë të Vlorës të cilët ndezin qirinj.

“Hera e parë në Shqipëri, shumë bukur, eksperiencë e bukur. Është shumë relaksuese. Njerëzit janë miqësor, ushqimi i shijshëm. qyteti i vjetër i Vlorës është shumë i bukur dhe plazhet po ashtu. Do ta rekomandonim si qytet për tu vizituar.”

“Jam nga Gjermania. Lëvizjen këtu e bëmë me biçikletë. Ishte surprizuese sepse kishte korsi biçikletash ne qytet. Vendosem për të ardhur në Shqipëri sepse djali im ishte këtu përpara nesh dhe na tha që është një nga vendet e fundit origjinale ne Europë e ndaj duhet ta vizitonim.”

“Jemi nga Polonia dhe vijmë për herë të parë në Shqipëro, do të qëndrojmë 5 ditë. Njerëzit këtu janë shumë të mirë, moti po ashtu, perfekt për të notuar.”

“Është shumë bukur këtu, dhe është hera e parë që jam në Vlorë. Ma sugjeroj djali im që ka qenë në Vlorë dhe më tha që është shumë bukur.”

Sipas operatorëve turistikë muaji Mars u mbyll me 20-25% më shumë prenotime më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ndërsa trendi rritës po vazhdon edhe në Prill por pritet të ketë edhe më shumë turistë. Në fundjava bizneset turistike po punojnë me kapacitet të plotë në shërbim të turistëve dy apo tre ditorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA