KiE voton heqjen e monitorimit ndaj Shqipërisë, reagon ministri Hasani: Reformat transformuese në drejtësi, po japin rezultat

17/04/2024 20:44

Pas 29 vjetësh Shqipëria del nga lista e vendeve në monitorim nga Këshilli i Evropës për çështjet e të drejtave të njeriut.

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka bërë me dije lajmin duke falenderuar Asamblenë Parlamentare të KiE për njohjen e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri. Ministri thekson se po shihen rezultatet e shumëpritura të angazhimit të Shqipërisë ndaj standarteve të KiE.

Faleminderit Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportuesit Ionut Stroe, për njohjen e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri, luftën tonë kundër korrupsionit dhe përparimin e Shqipërisë në të drejtat e njeriut dhe demokracinë.
Angazhimi i Shqipërisë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës, ka qenë i palëkundur dhe përpjekjet tona të pandërprera më në fund po japin rezultatet e shumëpritura.
– shkruan Hasani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA