A do të jetë Shqipëria anëtare e BE-së në 2029? Ambasadorja e BE-së: S’kam arsye për të dyshuar! Është sfidë, por mendoj se mund ta arrini 05/11 15:22
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot shkarkimin e Besfort Lamallarit nga detyra e Ministrit të Punëve të Brendshme.
Sipas njoftimit të Presidencës, vendimi është marrë gjatë ditës së sotme, ndërsa po sot kreu i shtetit ka dekretuar edhe emërimin e Ervin Demos në detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme.
Kështu, Demo do të marrë drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas largimit të Lamallarit nga detyra.
Dekretet janë firmosur nga Presidenti Bajram Begaj dhe janë bërë publike përmes njoftimit zyrtar të Presidencës.
Top Channel