Evan Ndicka i trembi të gjithë në minutën e 71-të të ndeshjes Udinese-Roma, pasi u shtri në tokë për probleme në zemër, ndonëse për fat të mirë nuk e humbi vetëdijen për asnjë moment.
Mbrojtësi i Romës është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit, pasi i ishte kryer një elektrokardiogramë më parë në stadium, teksa bëhet me dije se tashëm është i shtruar me kodin e verdhë.
Thënë ndryshe, gjendja e mbrojtësit nuk duket fort shqetësuese, megjithatë pritet që të kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme, para se të vendoset për largimin nga spitali.
Ndërkohë edhe futbollistët e tjerë të Romës kanë zbarkuar në spital me autobusin e klubit, pasi kanë kërkuar që të jenë pranë shokut të tyre në këto momente të komplikuara për shëndetin e tij.
Sfida mes Udineses dhe Romës u ndërpre në minutën e 71-të, për të mos vijuar më, pasi tronditja ishte e madhe dhe futbollistët verdhekuq nuk dëshironin të vazhdonin lojën, ndërkohë që shoku i tyre i skuadrës ishte në rrezik për jetën.
Super Sport
Top Channel