Pamjet/ Aurorat dhe llava vullkanike ndriçojnë qiellin islandez
08/04/2024 19:18
Aurorat ndriçojnë qiellin islandez ndërsa llava rrjedh nga një vullkan afër Grindavik në skajin jugperëndimor të ishullit, duke dhuruar pamje mbreslënëse.
Lumenjtë e llavës vazhdojnë ende disa pas shpërthimit të vullkanit që ndodhet në vendin e vogël islandez, rreth një orë larg Reykjavik.
Vullkani ka shpërthyer katër herë në tre muajt e fundit. Sipas Zyrës Meteorologjike të Islandës, një nga shpërthimet hapi një çarje në tokë pothuajse 2 milje të thellë.
Lava fillimisht filloi të derdhej më 18 dhjetor. Një shpërthim i dytë ndodhi më 14 janar, një shpërthim i tretë filloi më 8 shkurt dhe i katërti të enjten, kur Dritat e Veriut ngjyrosën qiellin.
Top Channel