Coventry, Manchester City, Chelsea dhe Manchester United, janë në gjysmëfinale të FA Cup, finalja e së cilës do të zhvillohet në “Wembley”.
Këtë të diel, “Djajtë e Kuq” eliminuan Liverpool në “Old Trafford” me shifrat 4-3 pas 120 minutash. Man.United hapi rezultatin përmes Scott McTominay në minutën e 10-të. Më pas ishte Alexis Mac Allister që barazoi, por nuk u mbyll me kaq 45 minutëshi, Mohamed Salah do të shënonte golin e përmbysjes duke shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh. Pak nga vërshëllima përfundimtare Garancho barazon në 2-2 për të cuar takimin në shtesë. Liverpuli gjen avantazhin me golin e tretë të shënuar nga Eliot, ndërkohë që djemt e Ten Hag nuk kishin dërmend të dorëzoheshin dhe me Eriksen barazojnë në 3-3 ndërkoh që për të evituar penalltitë mendoi Dialo që shënoi golin e katërt në minutën e 120-të
Chelsea mundi 4-2 Leicester Cityn dhe siguroi kalimin në gjysmëfinale të FA Cup, në një ndeshje që u vendos në kohën shtesë, e shënuar nga një penallti e humbur, një autogol qesharak dhe një kartopn i kuq. Chelsea kaloi në epërsi në minutën e 13-të me Cucurella ndërsa në shtesën e pjesës së parë, Palmer shënoi golin e dytë për blutë e Londrës. Cudia ndodhi në fillimin e pjesës së dytë kur mbrojtësi I Chelsea, Disasi, shënoi një autogol qesharak kur ktheu topin tek portieri që nuk ishte fare në kuadratin e portës. Leicester riktheu barazinë në minutën e 62-të, ndërkohë që Chukwuemeka doli nga stoli në minutën e 78-të për të shënuar golin e fitores 3-ndërsa Madueke e mbylli ndeshjen 4-2 me golin e katërt në shtesë.
Top Channel