Drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës në gjendje të rëndë shëndetësore! Bashkëshortja dhe fëmijët në spital

18/03/2024 12:12

Drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës, Joe Barone, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin “San Raffaele” në Milano dhe nuk ka asnjë përmirësim në krahasim me ditën e djeshme.

Pasditen e së dielës, teksa po zhvillohej takimi teknik para ndeshjes kundër Atalantës, u bë e ditur se Barone u shtrua në spital në terapi intensive. Pranë tij ndodhet bashkëshortja, Camilla, dhe katër fëmijët, që u kthyen nga Amerika.

Mediat italiana shkruajnë se Barone ka pasur shqetësime rreth orës 15:30 të së dielës. Më pas ai është dërguar në spitalin e Bergamos dhe u transferua me urgjencë në “San Raffaele” të Milanos me helikopter. Atë e kanë shoqëruar fillimisht trajneri italian i Fiorentinës, kapiteni Biraghi dhe disa miq.

“ACF Fiorentina komunikon se Joe Barone është aktualisht i shtruar në njësinë e kujdesit intensiv kardiokirurgjik të spitalit San Raffaele në Milano të drejtuar nga Prof Zangrillo. Kushtet klinike janë kritike, por të qëndrueshme. Barone aktualisht po trajtohet me më shumë terapi të avancuara për sa i përket mbështetjes dhe funksioneve kardiake. Një përditësim i ri do të dalë nesër”, thuhej në njoftimin e Fiorentinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA