Jo vetëm trajneri/ Te Milani vendos Ibra, sezonin e ardhshëm fuqiplotë!

01/03/2024 16:28

Cili është roli konkret i Ibrahimovic te Milani? Është pyetja që bëjnë shumë tifozë kuqezi dhe jo vetëm, që nga rikthimi i Zlatanit në versionin e drejtuesit.

Që nuk ishte një këshilltar i thjeshtë u kuptua që në fillim, por tani fjalët e pronarit Cardinale heqin çdo dyshim.

Suedezi është një tip zëvendësi i pronarit, një investim i vërtetë dhe te Milani i sezonit të ardhshëm do të ketë dorë të lirë. Duke nisur nga trajneri. Zlatan do të jetë fuqiplotë që nga sezoni i ardhshëm, dhe synon të lërë shenjë.

Do ta bëjë në merkato, duke menaxhuar operacionet kryesore, por edhe e gjithë zona tekniko-sportive do të jetë nën kontrollin e tij. Duke nisur nga zgjedhja e trajnerit të ardhshëm, një ndryshim që duket mese i sigurt.

Pasi do të duhet një mrekulli që Pioli dhe stafi i tij të shpëtojnë. Ibrahimovic synon të prezantohet me një emër të madh. Dhe i preferuari i tij është Antonio Conte. Italiani dëshiron të rikthehet në drejtimin e një skuadre me objektiva të mëdha duke synuar edhe Championsin.

Ambicie që përkojnë me ato të vetë pronarit Cardinale. Synimi i Ibrës është i qartë. Ish-sulmuesi po projekton shumë ndryshime, duke nisur nga merkato ku Conte kërkon investime të bollshme.

Mbetet për t’u parë nëse pronarët amerikanë do të kënaqin të gjitha kërkesat e teknikut nga Lecce. Për momentin, qartësia e vetme është influenca e Ibrahimovic në ndërtimin e Milanit të së ardhmes./ Super Sport

Top Channel