Nuk ka fitues mes Teuta-Tirana, Fagu debuton me barazim me “bardheblutë” në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë

20/02/2024 20:29

Teuta dhe Tirana nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 në ndeshjen e parë të fazës çerekfinale në Kupën e Shqipërisë të luajtur në “Niko Dovana”, duke lënë totalisht të hapur kualifikimin për ndeshjen e kthimit.

Në Durrës, Tirana u prezantua pas humbjes në derbi, ndërsa ishte edhe ndeshja debutuese për trajnerin e ri Erbim Fagu.

90 minutat dhuruan një futboll të kujdesshëm mes dy skuadrave që krijuan pak.

Ne pjesën e parë, Teuta gjeti golin në fundin e fraksionit me anë të Llocit, por goli u anulua për pozicion të parregullt, teksa në pjesën e dytë, Teuta kërcënoi përsëri, këtë herë me Filin që i shkoi pranë golit në minutën e 64-të.

Pas këtij momenti, rastet konkrete munguan në portat respektive dhe goli rezultoi një mision i pamundur.

Kështu, Teuta dhe Tirana do të diskutojnë biletën e kualifikimit për në gjysmëfinale në ndeshjen e kthimit, me durrsakët që e shohin Kupën si rrugën e vetme për të prekur Europën, teksa “bardheblutë” do të provojnë gjithçka edhe pse fokusi mbetet te kampionati dhe zona “play-off”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA