Reflektimi i shkrimtarit në fundvit, Fatos Kongoli: Krijuesve të rinj ju sugjeroj një kurs matematike

31/12/2023 13:16

Fatos Kongoli, një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm shqiptar, të pas viteve ’90, në këtë stinë të jetës së tij ka një prodhimtari për t’u lakmuar.

Duket se dhe ai vetë është i kënaqur.

“Këto vitet e fundit kam botuar në spanjish, çdo libër nga dy tre vjet, kështu që kanë qenë vite të mira”, thotë Kongoli.

Gjithmonë e ka shprehur se i trembet lexuesit të tij, sepse lexuesi është zemërgjerë, por ndodh edhe të të braktisë.

“Duket sikur pas meje është dikush që rri, edhe më përgjon edhe është ironik ndaj meje, ndaj asaj që bëj. Më ndjek kur shkruaj edhe tallet me mua. Ky është lexuesi, sepse lexuesi është zemërgjerë, mirëpo kur mërzitet, nuk të lexon më”, shprehet shkrimtari.

Sfidën thotë se e ka me vetveten, megjithëse sfida më serioze që ka kaluar është ajo me shëndetin e tij.

“Tani nuk kam probleme të veçanta shëndetësore”, thotë ai.

Është autor i një numri të madh librash ku përmendim “Lëkura e qenit”, “Dragoi i fildishtë”, “Ëndrra e Damokleut”, “I humburi” e shumë të tjerë, të cilët janë përkthyer edhe në Francë, Itali, Gjermani, Zvicër etj. Por sipas tij romanet më të sukseshmë nuk janë romanet e tij më të rëndësishme.

“Është romani “I humburi”, vitin e kaluar është botuar në rumanisht. Edhe romani “Lëkura e qenit”, këta janë dy librat e mi më të suksesshëm.  Dy librat e mi, të më rëndësishëm, janë “Iluzionet në sirtar” edhe “Kapitulli i Amerikës”, tha Kongoli.

Kongoli ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin e pjesërisht në Tiranë. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri Në romanet e tij përshkruan dramën ekzistenciale të njeriut modern. Dhe për krijuesit e rinj ka vetëm një këshillë.

“Gjithë shkrimtarëve dhe krijuesve të rinj do t’u sugjeroja të bënin një kurs matematike. Logjika matematike është ajo që të mban me këmbë në tokë, të jesh kritik i vetvetes. Mbasi ke shkruar një libër e gjysëm të duket vetja shkrimtar i madh”, shprehet Fatos Kongoli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA