Qytete anekënd Ukrainës janë sulmuar nga raketat dhe dronët rusë në një valë goditjesh me ashpërsinë më të madhe që trondit vendin e munduar nga lufta, pikërisht kur pjesa tjetër e botës është e përfshirë nga atmosfera e festive të fundvitit.Qytete anekënd Ukrainës janë sulmuar nga raketat dhe dronët rusë në një valë goditjesh me ashpërsinë më të madhe që trondit vendin e munduar nga lufta, pikërisht kur pjesa tjetër e botës është e përfshirë nga atmosfera e festive të fundvitit.
Dymbëdhjetë persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në të gjithë Ukrainën, thonë zyrtarët që pohojnë se për fat të keq, bilanci i viktimave pritet të rritet akoma edhe më shumë. Forcat ajrore të Ukrainës pohuan se nuk “kishin parë kurrë kaq shumë vendndodhje të shënjestroheshin në të njëjtën kohë”.
Qyteti i Sumyt u godit prej bombardimesh nga përtej kufirit me Rusinë dhe më shumë se dhjetë dronë të prodhuar nga Irani sulmuan objektivë në qytetin perëndimor të Lviv. Në fillim të kësaj jave, Ukraina kishte goditur një anije luftarake ruse në portin e pushtuar të Krimesë në Feodosia.
Ofensiva ajrore e Moskës erdhi pak pasi Shtetet e Bashkuara i dhanë dritën jeshile paketës së fundit të ndihmës për Kievin për këtë vit, e cila kapte vlerën 250 milionë dollarë. Ndihma përfshin një sërë municionesh për mbrojtjen ajrore dhe sisteme të raketave të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, municione artilerie dhe sisteme kundër blindave, mbi 15 milionë fishekë, pajisje mjekësore dhe të tjera. Një nga ndihmësit e presidentit Volodymir Zelensky megjithatë insistoi sërish se Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje perëndimore.
Top Channel