Digjet automjeti në autostradën Fier–Vlorë, nuk ka të lënduar
Me vendim të Këshillit të Ministrave, do të financohet me 200 milionë lekë të reja të Federata Shqiptare të Futbollit, për mbështetjen e ekipit kombëtar në kampionatin Europian në Gjermani.
Fondi sigurohet nga buxheti i miratuar për vitin 2023 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, dhe ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
“Vendim për financimin e Federatës shqiptare të Futbollit, për mbështetjen e ekipit kombëtar të futbollit. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 13, të lgjit nr.79/2017, “Për sportin”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave vendosi:
1. Financimin, në masën 200 000 000 (dyqind milionë) lekë, të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), për mbështetjen e Ekipit Kombëtar të Futbollit, në kuadër të UEFA EURO 2024.
2. Fondi i përcaktuar, sipas pikës 1, të këtij vendimi, transferohet në llogarinë e FSHF-së në bankën e nivelit të dytë “Union Bank”, sh.a., me numër llogarie 111141628020115, dhe përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2023 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, përkatësisht, në llogarinë ekonomike 604 “Transferta të brendshme”, në programin buxhetor 08140 “Zhvillimi i sportit”.
3. FSHF-ja, brenda muajit mars 2024, paraqet në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dokumentacionin justifikues/transfertat bankare për shpërndarjen e fondit sipas veprimtarisë për të cilën do të përdoret ky fond.
4. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Federata Shqiptare e Futbollit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.-thuhet në vendimin e qeverisë.
Top Channel