Ndeshje dopietash, Ajax-Zwolle ndajnë pikët në javën e 16-të të Eredivisie

17/12/2023 19:07

Ajax-Zwolle ndajnë pikët në “Johan Cruijff Arena”, me takimin që u mbyll me barazimin 2-2.

Sfida e vlefshme për javën e 16-të të Eredivisie foli më shumë për vendasit, të cilët gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 37’, me Brobbey që zhbllokoi takimin.

Ndërsa në minutën e 48’ Brobbey realizoi dopietë dhe njëkohësisht golin e dytë për Ajax-in.

Miqtë tentuan të reagonin dhe në minutën e 60’ Thy ngushtoi diferencën dhe rihapi sfidën, teksa në minutën e 90’ Thy realizoi golin e dytë personal dhe për skuadrën e tij.

Pas javës së 16-të të Eredivisie, Ajax renditet në vend pestë me 25 pikë, teksa Zwolle renditet në vend të 11-të me 18 pikë./SuperSport

Top Channel