Fifi dhe Romeo Veshaj kanë shkëlqyer në performancën e “Natës së Miqve”, duke rrëmbyer pikët maksimale nga juria.
Mirëpo krahas vlerësimit pozitiv për performancën, nuk kanë munguar as batutat. Ndërsa për Lorin Romeo ishte një talent i pazbuluar, për Ilirin ishte superstrategji. Kryetari i jurisë së Dancing With The Stars tha se performanca e mrekullueshme sot i ka bërë të kuptojë se kërcimi mund të jetë edhe strategji.
Në skenë, Iliri nuk ka kursyer as ngacmimet në adresë të Donaldit kur i tha Romeos se “sa shumë kërcime të bukura dhe sa mirë do të punonim bashkë po të ishim në një shtëpi bashkë”.
Iliri: Romeo merr frymë sepse pjesë nuk ishte e thjeshtë. Gjëja që më erdhi rrufe në mendje kur po shihja performancën tënde ishte vetëm një, “sa shumë kërcime të bukura dhe sa mirë do të punonim bashkë po të ishim në një shtëpi bashkë”.
Romeo: Po pra po, por sa keq që nuk jemi sepse na ra ai…
Iliri: Më ra njëri që as që dua të kërcejmë bashkë.
Romeo: E as që nuk dua ta kujtoj.
Lori: Mua më pëlqeu shumë kjo ndërthurja e valsit klasik me kontemporanen, Fifi dukeshe shumë bukur sot. Pastaj Romeo, talenti i pazbuluar për mua.
Ilir: Romeo ka shkëlqyer sot.
Romeo: Mua më pëlqen të kërcej por është më bukur kur kërcen me njerëz të bukur.
Iliri: Unë sot kuptova që kërcimi përveçse performancë, muzikalitet e shumë të tjera që i kemi thënë edhe më parë, është e strategji.
Romeo: Strategji? Pse?!
Iliri: Sepse mund të shkosh dhe t’i zgjedhësh vetes një superpartner si Romeo.
Fifi: Unë e kam zgjedhur Romeon sepse e kam shok dhe e di që ka kërcyer dhe kërcen sepse po të mos kishte kërcyer sot nuk e kisha sjell këtu.
Olta: Romeo, je më i mirë se Donaldi.
Bora: Po, realisht Romeo është një kërcimtar më i mirë se Donaldi.
Fifi: Donaldi është i joti moj.
Olta: Madje duke ju parë bashkë më erdhi një dëshirë, pse nuk bëni një këngë bashkë?
Fifi: Po kush tha që nuk jemi duke e bërë.
Olta: E shikon që e ndjeva?!
Romeo: Po, por do shumë kohë dhe pse jo…
Valbona: Dy personazhe në një Iliri… thjesht e përsosur. Është meritë edhe e Romeos me sa po kuptoj.
Por si vlerësoj juria performancën e Fifit dhe Romeos? Valbona Selimllari 10 pikë, Lori Bala 10 pikë, Ilir Shaqiri 10 pikë dhe Olta Gixhari 10 pikë. Fifi e mahnitur nga pikët maksimale që ka marrë, iu duk e pabesueshme që ja mbërriti momentit që të thyente “mallkimin e 7 pikshit” dhe t’i rrëmbente një 10 pikësh Ilirit në të njëjtën kohë.
Fifi: Nuk e besoj, 10 e Ilirit o Zot.
Romeo: Sa është çmimi i madh për fituesin e Dancing? Fifi më premtoi që nëse Iliri nxirrte 10 pikë sot, ajo do të më jepte 10% të çmimit.
Top Channel