02/11 22:23
Dusan Vlahovic e nisi në mënyrë të shkëlqyer këtë sezon me Juventus, mirëpo problemet fizike ia ndalën vrullin.
Megjithatë, pavarësisht vështirësive, sulmuesi ia ka dalë të shënojë pesë gola në 11 ndeshje të Serie A.
Serbi ka fituar edhe vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha të Europës, e kjo ka bërë që te Juventus të mendojnë për rinovimin e kontratës së Vlahovic duke qenë se ajo skadon në vitin 2026.
Sigurisht, bardhezinjtë janë të detyruar t’i rrisin pagesën sezonale ndërsa nëse palët gjejnë gjuhën e përbashkët, atëherë te Juventus do të ndjeheshin të mbrojtur edhe ndaj ofertave të merkatos, teksa do të kërkonin një shumë të majme për të hequr dorë nga lojtari i datëlindjes 2000./SuperSport
Top Channel