Derbi pa gola, Partizani dhe Dinamo City kënaqen me nga një pikë

27/11/2023 20:51

Mbyllet pa gola derbi Partizani-Dinamo City. Dueli i zhvilluar në “Arenën e Demave”, ishte tepër i luftuar, por golat munguan.

Braziliani Denisson dhe Indrit Prodani patën mundësitë më të mirë për skuadrën e Dritan Mehmetit.

Ndërkohë, kampionët në fuqi iu afruan golit me Alfred Mensah dhe Luis Birçajn, por 20-vjeçari u ndal nga traversa.

Përfundimisht 0-0, me të dy skuadrat që ndanë nga një pikë. Partizani kryeson i vetëm me 28 pikë.

Nga ana tjetër, Dinamo City regjistroi rezultatin e pestë radhazi pozitiv, dhe tashmë renditet e pesta me 16 pikë./ Super Sport

Top Channel