Bayer Leverkusen vazhdon marshimin drejt titullit kampion në Gjermani, edhe pse do të ketë “betejë” deri në fund me Bayern Munchen.

“Aspirinat”, që nuk fitojnë Bundesligën prej vitit 2011, fituan 0-3 në Bremen përballë Werderit vendas.

Autogoli i Deman (9’) i dhuroi avantazhin djemve të Xabi Alonsos, të cilët dyfishuan në fundin e së parë me anë të Jeremie Frimpong.

Suksesi me “tris” u kompletua nga Alejandro Grimaldo në pjesën e dytë. Kjo ishte fitorja e tetë radhazi në kampionatin gjerman për Bayer Leverkusen.

Që kryeson renditjen me 34 pikë, dy më shumë se kampionët në fuqi të Bayern Munchen.

Në sfidat e tjera, Dortmundi fitoi 4-2 me përmbysje kundër M’Gladbach në “Signal Iduna Park”, teksa Wolfsburgu mposhti 2-1 Leipzigun.

Duelet Union Berlin dhe Freiburg-Darmstadt u mbyllën në barazim 1-1. Klaus Gjasula u aktivizua në minutat shtesë për skuadrën e Darmstadtit.

Top Channel