Al Nassr bind ndaj Al Akhdoud, parabola e Ronaldos i lë të gjithë pa fjalë

24/11/2023 22:09

AL Nassr bind ndaj Al Akhdoud në takimin e javës së 14-të të Saudi Pro League, të cilin e fitoi me rezultatin 3-0, me Cristiano Ronaldo-n, protagonist të padiskutuar.

Vendasit morën avantazhin në minutën e 13’ me Al Naji, i cili zhbllokoi takimin.

Sfida vazhdoi me rezultatin 1-0 deri në minutën e 77’, kur ylli portugez shënoi golin e dytë për skuadrën e tij.

Ndërsa në minutën e 80, parabola në dukej e pabesueshme e Cristiano Ronaldos i mahniti të gjithë të pranishmit, si dhe vulosi këtë takim.

Pas javës së 14-të, Al Nassr renditet në vend të dytë me 34 pikë, teksa Al Akhdoud qëndron në vend të 17-të me 10 pikë.

Sa i përket Ronaldos, portugezi kryeson listën e golashënuesve, me 15 gola dhe 7 asist në 14 ndeshje të Saudi Pro League për këtë sezon./ Super Sport

Top Channel