Atletico Madrid “pushton” Andaluzinë, Baena dhe Lookman fundosin Sevillan në 33 minuta
Francesco Camarda është gati për t’u prezantuar në një ndeshje zyrtare në futbollit profesionist, ndonëse është vetëm 15 vjeç e 259 ditë.
Mediet italiane raportojnë se Pioli do të ketë talentin e sulmit të gatshëm për ndeshjen ndaj Fiorentinës, pasi Federata Italiane e Futbollit ka realizuar federimin e tij.
Në vitin e tij të parë në ekipin e 19 vjeçarëve të Milan-it, të drejtuar nga Abate, talenti i lindur në Milano në 2008 la gjurmë në fitoret e ekipit të tij ndaj Paris Saint-Germain.
Ndërsa ka luajtur më herë për Piolin, në miqësoren ndaj Trento-s në verë, sulmuesi u stërvit mëngjesin e sotëm me grupin e pare të “Djallit”, siç ndodhi gjatë gjithë pushimit prej ndeshjeve të kombëtareve.
Nëse do të luajë në ndeshjen ndaj Fiorentinës të shtunën, Camarda do të bëhej lojtari më i ri që ka debutuar deri më tani në Serie A, vetëm 15 vjeç e 259 ditë, duke kaluar qendërmbrojtësin e Bologna-s, Wisdom Amey, që ka debutuar në moshën 15 vjeç, 9 muaj dhe 1 ditë në maj 2021./ Super Sport
Top Channel