Zhbllokohet Kosovë-Bjellorusi, Antilevskiy kalon miqtë në avantazh

21/11/2023 21:43

Përfaqësuesja e Kosovës luan mbrëmjen e kësaj të marte ndeshjen e fundit të eliminatoreve EURO 2024.

Sfida ndaj Bjellorusisë nisi në orën 20:45 dhe po transmetohet live në “SuperSport 3”.

Llogaritë e kualifikimit në Grupin I tashmë janë mbyllur, me Rumaninë dhe Zvicrën që kanë siguruar Europianin Gjermani 2024, ndërsa në këtë situatë Kosova kërkon të grumbullojë sa më shumë pikë, si qëllimi i fundit.

Kosovë-Bjellorusi (0-1) 

43′- Goool! Panik në mbrojtjen e Kosovës nga goditja e dënimit, Antilevskiy realizon nga distanca dhe kalon Bjellorusinë në avantazh.

31′-Kosova humbet mundësinë e artë, Berisha-Rashani nuk ia dalin të shënojnë edhe pasi Pavlyuchenko del nga porta.

27′-Muslija provon sërish të shënojë nga distanca, por nuk gjen dot portën.

22’-Ndërhyrje e gabuar ndaj Antilevskiy-t, Dellova dëmtohet dhe detyrohet të lërë fushën për pak momente.

19′-Kosova vazhdon me sulmet, Bytyqi provon, por nuk gjen dot portën.

15′-Muslija tenton të gjejë golin nga distanca, por nuk ia del.

09′-Vojvoda tenton të gjejë golin me një goditje në distancë, por ndalet nga Pavlyuchenko.

01′ –  Kosovë-Bjellorusi, nis sfida në “Fadil Vokrri”.

Top Channel