Allegrit i shtohen telashet para derbit të Italisë, anësori amerikan nuk ia del

21/11/2023 14:13

Lajm i keq për Juventusin përpara ndeshjes së të dielës kundër Interit, në “Allianz Stadium”.

Sipas asaj që raportohet nga Sky Sport, anësori amerikan, Timothy Weah, ka pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë dhe për këtë arsye nuk do të jetë i disponueshëm për derbin e Italisë.
Sipas informacioneve paraprake, lojtari do të jetë në infermieri deri në fillim të dhjetorit. Rikthimi i tij në dispozicion të Allegrit mund të ndodhë pas rreth njëzet ditësh.

Amerikani kreu testet në mëngjes të cilat konfirmuan dëmtimin. Një problem shtesë për Massimiliano Allegrin, i cili shpresonte ta rikuperonte lojtarin në një kohë mjaft të shkurtër.

Teksa pret të vlerësojë gjendjen e lojtarëve të tjerë të dëmtuar, trajneri i Juventusit nuk do ta ketë të lehtë përgatitjen e ndeshjes e titullit, të dielën në mbrëmje, në orën 20:45./ Super Sport

Top Channel