Sylvinho: Duam vendin e parë! Ndeshja me Ishujt Faroe, trajneri vjen me ndryshime në formacion

19/11/2023 17:43

Përfaqësuesja shqiptare zhvilloi seancën e fundit stërvitore për ndeshjen me Isuhujt Farore në stadiumin “Arena Kombëtare” të Tiranës duke marrë edhe porosityë e fundit nga trajneri për këtë takim.

Kuqezinjtë e siguruan kualifikimin 3 ditë më parë në Moldavi me barazimin e arritur atje, por tashmë kanë një tjetër objektiv atë të mbajtjes së vendit në parë në grup. Ky pozicion do të japë shanse të renditemi më mirë në shortin e ardhshëm që do të mbahet më 2 dhjetor në Hamburg të Gjermanisë ku kuqezinjtë do të mësojnë kundërshtarët e radhës.

Ndërkohë që do të na duhet një sukses mbrëmjen e së hënës për të gëzuar dhe festuar me rreth 21.500 tifozët e pranishëm në stadium.

“Dua të falenderoj të gjithë njerëzit në Shqipëri, është një ëndërr. Që kur u kthyem kemi menduar për ndeshjen me Ishujt Faroe, kanë lojtarë të gjatë dhe që mbrohen mirë. Ne kemi edhe objektivin tjetër që është vendi i parë në grup, duhet të bëjmë një paraqitje të mirë dhe më pas të presim një pozitë më të mirë për shortin e dy dhjetorit. Tifozët vijnë të festojnë, ne jemi në punë. Sa i përket ndryshimeve është pak e vështirë, djemtë vijnë vetëm pas një stërvitje rikuperuese, nuk ka pasur shumë kohë. Duhet të hedhim në fushë një skuadër më të freskët dhe do të ketë ndonjë ndryshim”, tha Sylvinho.

Top Channel