
24/02 19:54
“Qyteti si pëlhurë” është nisma me e re në Shkodër për të ri-jetësuar godinat e vjetra të cilat kanë ndikuar në imazhin e qytetit.
Artistët e muraleve dhe nxënës nga shkollat 9-vjeçare kanë punuar së bashku për realizimin e kësaj nisme, mundësuar nga Bashkia Shkodër.
Falë punës së artistëve dhe nxënësve, ish-thertorja në hyrje të qytetit, nga një godinë e shkatërruar mori imazhin e një qilimi tradicional.
Ndërkohë në zonën muzeale të qytetit, fasada e një godinë të rrënuar nga mos investimi i pronareve, u zëvendësua më imazhin e një prej shfaqjeve humoristike me të vjetra të qytetit “Estrada në penxhere”.
Top Channel