“S’mund të heshtim, Shqipëria e Kosova të bashkohen në një përpjekje institucionale për drejtësinë”/ Spiropali: Çfarë duhet të ndodhë që të bashkohemi të gjithë
Ashtu edhe siç ishte njoftuar në rend dite, për seancën e sotme ishte parashikuar edhe një interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Për këtë interpelancë e ka marrë fjalën deputeti Bardh Spahia, i cili është shprehur se kjo interpelancë është kërkuar pasi situata në sistemin e shëndetësisë është tejet e rënduar.
Spahia është shprehur se ministret e Shëndetësisë janë ndërruar pa lënë asnjë gjurmë, ndërsa shtoi se sistemi përballet me mungesë barnash, aparaturash dhe shërbimesh.
Më pas ministrja Klodiana Spahiu ka marrë fjalën duke dalë garant se do të jetë çdo javë në parlament për interpelancë, dhe theksoi se sistemi shëndetësor ka përparuar në krahasim me atë që ishte në vitin 2012.
Pjesë nga debati:
Bardh Spahia: E kemi kërkuar këtë interpelancë për situatën tejet të rënduar në sistemin shëndetësor, që është përfshirë në skandale të njëpasnjëshme dhe kulmoi me dorëheqjen e ministres Sala, pa dhënë kurrëfarë shpjegimi.
Deklaratat e Ahmetajt ishin shokuese. Ato konfirmuan atë që ndodh në korridoret e Ministrisë së Shëndetësisë. Pyetja që kërkon përgjigje është nëse ministrja u shkarkua sepse nuk pranonte të firmoste nën presionin e kryeministrit, apo sepse në 6 javë autorizoi realizimin e 12 shërbimeve për tendera me vlerë 105 mln euro.
A ishte pikërisht kontrolli mbi rreth 105 mln euro prokurime në shëndetësi një nga arsyet e krijimit të kësaj strukture? A po synohet të aplikohet në sistemin shëndetësor i njëjti model i centralizimit të prokurimeve që është ndjekur nga Kajo dje në sektorin e mbrojtjes?
Qytetarët shqiptarë e provojnë çdo ditë në kurrizin e tyre peshën e korrupsionit të kësaj qeverisjeje. Me mungesë barnash, aparaturash, kufizim për të kryer analiza, dyer të mbyllura në qendra shëndetësore. Të gjitha këto ndërsa qytetarët paguajnë mbi 60 për qind të shpenzimeve për shëndetësinë. Ndërkohë, ministrat e Shëndetësisë ikin dhe vijnë pa lënë asnjë gjurmë. Pa mbajtur asnjë përgjegjësi.
Klodiana Spahiu: Që në ditët e para të kësaj detyre është e rëndësishme të vendosim një standard për mënyrën se si do flasim për shëndetësinë. Me transparencë dhe fakte. Ministria e Shëndetësisë ka qenë dhe mbetet e gatshme për çdo sqarim. Transparenca nuk është vetëm një detyrim. Duhet të kujtojmë ku ishim dje. Mungonin pajisje, infrastrukturë, burime njerëzore. Nuk mund të bëjmë sikur situata e sistemit shëndetësor e vitit 2012 është njësojë me atë të 2026. Ju lutem, më dëgjoni, pastaj thoni çfarë të doni, ju do të jemi me ju këtu çdo javë interpelancë, do të kemi transparencë maksimale. Pusho, mor, pusho një sekondë.
Problemi është më i thellë, është gjeografik. Qeshni se nuk ju interesojnë ata pacientë. Të lutem, pusho, se është kërkesë e interpelancës. Nuk vijoj dot kështu. Në 100 orët e mia të para kam punuar pa pushuar asnjë sekondë. Më keni këtu përballë dhe po ju them: do të jem javë për javë në interpelancë. Për të treguar që sistemi shëndetësor është një aset kombëtar. Burimet njerëzore të këtij aseti kombëtar, ju i keni degjeneruar. Mbajeni mend këtu. Këtë aset kombëtar që ju i keni degjeneruar dhe njerëzit punëtorë që ju i keni përgojuar për interesat tuaja personale do të jenë në krahun tim deri në minutën e fundit, edhe sikur një javë të rri në këtë detyrë.
Top Channel