Konflikt mes disa personave gjatë natës në Tepelenë/ Dhunë fizike dhe armë të ftohta, plagosen tre persona 31/07 09:20
Gjithçka gati nga Kishinievi, aty ku Shqipëria luan me vendasit e Moldavisë.
Një ndeshje e rëndësisë së veçantë për kuqezinjtë duke qenë se një pikë iu mjafton të besuarve të trajnerit Sylvinho për t’u kualifikuar në Europianin e vitit 2024, që zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani.
Atmosfera në stadium ndjehet sikur Shqipëria luan në shtëpi, me tifozët që janë tejet entuziastë teksa në momentin që kuqezinjtë zbritën në fushë për nxehjen e zakonshme u pritën me ovacione.
Një bonus i madh ky me tifozët shqiptarë që nuk mungojnë asnjëherë kur thërriten në apel për kombëtaren me shpresën që kuqezinjtë ta mbyllin që sot çështjen e kualifikimit./ Supersport
Top Channel