Në orën 18:00, Shqipëria sfidon Moldavinë në shtëpi, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024.
Sikurse shihet nga pamjet e siguruara nga Top Channel, tifozët kanë filluar të futen në ‘Zimbru Stadium’ për të zënë vendet e tyre, ndërkohë që radha duket e gjatë.
Përballja e sotme Moldavi- Shqipëri shënon një “finale” të parakohshme për kuqezinjtë, të cilët nëse fitojnë kualifikohen zyrtarisht për Euro2024, duke siguruar një biletë për në Berlin.
Për këtë aventurë të radhës, është publikuar edhe formacioni zyrtar pak minuta më parë. Trajneri Sylvinho konfirmoi në portë një titullar si Etrit Berisha. Ndërkohë, rikthehet në formacion në qendër të mbrojtjes Ardian Ismajli, i cili mungoi për arsye dëmtimi ndaj Çekisë. Gjatë ndeshjes me Çekinë Ismajlin e zëvendësoi në mënyrë të përkryer Arlind Ajeti, që, fatkeqësisht, s’është në këtë grumbullim për arsye fizike. Edhe nëse do të ishte i gatshëm, vështirë se Sylvinho do ta linte në stol mbrojtësin e Empolit.
Nuk ndryshon asgjë në pjesën tjetër të formacionit: Hysaj e Mitaj, në krahët e prapavijës, Ramadani e Asllani para mbrojtjes, nga krahët Asani e Seferi dhe Bajrami pas sulmuesit të avancuar, Sokol Cikalleshi.
Top Channel