Një takim të parë kaq ‘të nxehtë’ sa ky mes Gabrielës dhe Marios nuk kishim parë deri më tani në “Për’puthen”.
Dy konkurrentët zgjodhën që njohjen e tyre ta nisin në një lavazh makinash. Por, në vend të mjetit të Marios, ata përfunduan duke larë njëri tjetrin.
Gabriela nuk ndaloi në asnjë moment së provokuari me lëvizjet e saj, heqjen e bluzës dhe afrimitetin që tregoi me Marion. Edhe ky i fundit guxoi duke hequr bluzën, por e paralajmëroi konkurrenten të mos e provokojë më shumë.
Gabriela: Çfarë po mendon tani?
Mario: Mos më provoko shumë
Gabriela: Pse?
Mario: Do të përfundojë keq…
Gabriela: Pse?
Mario: Ku do të arrish?
Gabriela: Të shohim sa do t’i mbash ti provokimet
Por, momentet romantike në takim ia lanë vendin tensioneve në studio. Aureli reagoi shumë ashpër dhe u shpreh se do të ndërpresë njohjen me Gabrielën. I acaruar, ai i shkoi pranë, duke i thënë se veprimet e saj janë të pafalshme. “Të siguroj që nuk ke për të dalë me asnjë nga djemtë këtu, nuk do ta lejoj“, tha Aureli.
Top Channel