U vra me breshëri plumbash në Rinas/ Kush ishte Gilmando Dani, iu bë atentat edhe dy herë të tjera, para një viti doli nga burgu Një takim të parë kaq ‘të nxehtë’ sa ky mes Gabrielës dhe Marios nuk kishim parë deri më tani në “Për’puthen”.
Dy konkurrentët zgjodhën që njohjen e tyre ta nisin në një lavazh makinash. Por, në vend të mjetit të Marios, ata përfunduan duke larë njëri tjetrin.
Gabriela nuk ndaloi në asnjë moment së provokuari me lëvizjet e saj, heqjen e bluzës dhe afrimitetin që tregoi me Marion. Edhe ky i fundit guxoi duke hequr bluzën, por e paralajmëroi konkurrenten të mos e provokojë më shumë.
Gabriela: Çfarë po mendon tani?
Mario: Mos më provoko shumë
Gabriela: Pse?
Mario: Do të përfundojë keq…
Gabriela: Pse?
Mario: Ku do të arrish?
Gabriela: Të shohim sa do t’i mbash ti provokimet
Por, momentet romantike në takim ia lanë vendin tensioneve në studio. Aureli reagoi shumë ashpër dhe u shpreh se do të ndërpresë njohjen me Gabrielën. I acaruar, ai i shkoi pranë, duke i thënë se veprimet e saj janë të pafalshme. “Të siguroj që nuk ke për të dalë me asnjë nga djemtë këtu, nuk do ta lejoj“, tha Aureli.
Top Channel