Një nga krijuesit e asaj që njohim si Inteligjenca Artificiale (AI) Dr Geoffrey Hinton ka thënë së fundmi se duhet të jemi të shqetësuar për avancimin e inteligjencës dixhitale në fushat e ndryshme të jetës e punës, pasi ‘nuk është detyrimisht për të mirën e njerëzimit’.

Psikologu dhe eksperti i kompjuterëve që ka punuar më parë për Google thotë se tashmë është penduar që ka ndihmuar në krijimin e teknologjisë.

Dr Hinton u largua nga posti i tij me Google pak pas një letre të përbashkët të rreth 1,000 ekspertëve kryesorë që kërkonin një pauzë të zhvillimi të zhvillimit të teknologjisë AI prej një minimumi gjashtë muajsh.

Kjo sipas tij ishte për të zbutur ‘rreziqe të mëdha për shoqërinë dhe njerëzimit’.

Dr Hinton përsëriste opinionin e tij në një intervistë me rrjetin New York Times, ku thoshte: “Nuk mendoj se kjo duhet të zhvillohet më shumë, derisa ata të kenë kuptuar sesi ta kontrollojnë”.

Para se të largohej nga kompania, Dr Hinton punonte me inteligjencën artificiale (AI) duke saktësuar mënyrën sesi funksionon mendimi dhe truri i njeriut, dhe thoshte se mund të krijohet një version kompjuterik njerëzor me mendje ne mikroçipe.

Ai shtonte se kjo do të thotë se duhet të heqim dorë nga idea e pavdekshmërisë pasi “do të kishim diçka shumë më të rëndësishme, që është efikasiteti i energjisë”, tha ai për ‘New Yorker’.

Më tej ai shtonte: “Duhet të jemi të shqetësuar për inteligjencën dixhitale që po merr kontrollin nga inteligjenca biologjike”.

Kjo sepse, përkundër trurit, i cili kur vdes vdesin dhe informacionet në të, në rastin e një kompjuteri, kur ai vdes informacionet mund të lidhen me një kompjuter tjetër, shpjegon Dr Hinton.

“Madje edhe sikur të gjithë kompjuterët dixhitalë të vdesin, nëse keni ruajtur diku lidhjet mund të krijohet një tjetër kompjuter me të gjitha këto informacione, që është diçka e frikshme’.

“Dhjetë mijë rrjete neurale, mund të mësojnë dhjetë mijë gjëra njëherësh, dhe më pas ta shpërndajnë atë që kanë mësuar”.

Dr Hinton shton se njerëzimi do të ishte shumë më mirë pa këtë teknologji.

“Nuk ia vlen barra qeranë për rrezikun, ashtu siç do të ishim më mirë me një ambjent më të pastër, apo politika të tjera të promovuara nga qeveritë”.

Më tej ai jepte mendimin për të ardhmen e vrazhdë.

“Por nuk besoj se kjo do të ndodhë. Sepse shoqëria njerëzore kështu është ndërtuar, edhe pse nuk duhet arsyeja e qëllimi. Jemi të mësuar me kompeticion dhe garë mes vendeve e kombeve. Sikur ta dëshironte OKB mund të bënte diçka për ta ndaluar. Inteligjenca artificiale ka shumë potencial, edhe për të bërë mirë si për shembull në fusha si mjekësia, por në të tjera raste më të këqija, do t’i jepte zotëruesve armë autonome të shkaterrimit të pakufizuar”.

“Ne preferojmë të mos i shikojmë rreziqet, deri kur ta në vijnë në shtëpinë tonë, por duhet të bëhemi të vërtetë, të shohim realitetin. Duhet të mendojnë, si ta bëjmë më pak të tmerrshme botën për njerëzimin”, tha profesori.

FOTO GALERI
3/3
Dr Hinton shton se njerëzimi do të ishte shumë më mirë pa këtë teknologji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA