Izraeli befason Zvicrën, mbetet në lojë për kualifikimin, ëndërron ende Kosova

15/11/2023 23:02

Zvicra barazon 1-1 me Izraelin në ndeshjen e prapambetur kualifikuese të Euro 2024 dhe i merr vendin e parë Rumanisë në Grupin I, edhe pse me pikë të barabarta, nga 16.

Në “Pancho Arena” të qytezës Felscut, në periferi të kryeqytetit të Hungarisë, Budapest, përfaqësuesja helvete mori epërsinë me golin i Vargas në minutën e 36-të, pas pasimit të dhënë nga Fernandez.

Më Granit Xhakën titullar dhe Zeqirin të hedhur në fushën në pjesën e dytë, Zvicra u duke se do të merrte një fitore të lehtë, por nuk rezultoi e tillë.

Izraeli nuk u dorëzua dhe në minutën e 8-të barazoi me Weissman, madje në shtesë, në superioritet numerik (Fernandez mori karton të kuq), tentoi fitoren, por pa mundur të shënonte golin e dytë.

Tashmë me 12 pikë të grumbulluara Izraeli ka shanse reale për t’u kualifikuar nëse fiton dy ndeshjet e radhës, me Rumaninë dhe Andorrën dhe Rumania nuk merr maksimumin ndaj Zvicrës.

Matematikisht, edhe pse duket skenar i pamundur, është në lojë edhe Kosova, e cila mund të kualifikohet si e dyta nëse mposht Zvicrën dhe Rumaninë (shkon 16 pikë), ndërsa përfaqësuesja Rumunë merr fitoren si me Izreaelin ashtu edhe me helvetët./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA