Kosova ngrihet mbi vështirësitë duke marrë një fitore të vyer përballë Izraelit në Fadil Vokrri, në takimin e prapambetur pasi ishte shtyrë për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, çka kishte kushtëzuar edhe mungesën e lojtarëve të rëndësishëm në gjirin e Dardanëve, duke nisur nga kapiteni Amir Rrahmani apo talenti Zhegrova që zgjodhën të përfaqësonin klubet respektive.
Çështje e destinuar të ngrejë polemika, por gjithsesi të besuarit e Primozh Gliha ditën të ngrihen mbi vështirësitë e situatës të një ndeshjeje me masa të vecanta sigurie cka shkaktoi edhe probleme me hyrjen e tifozëve në stadium, duke i kënaqur të pranishmit me një ndeshje të bukur dhe fitoren përballë rivalëve izraelitë.
Ishte e Kosovës tentativa e parë me Vedat Muriqin që krijoi hapësirën për të goditur me topin që gjithsesi qendror nuk ishte e vështirë për t’u kontrolluar nga portieri. Pas gjysmë ore lojë ishte sërish Muriqi që provoi pas një rrëmuje në zonë në krosimin e Rashicës, me “gardianin” izraelit që devijoi në këndore.
Miqtë u ndien në të 34-tën, kur Zahavi provoi me një goditje me kokë, që shkoi jashtë katërkëndëshit të Muric. Vetëm dy minuta më vonë ishte Muslija që tentoi në diagonale me Glazer, që kontrolloi topin. Momenti vendimtar ishte në minutën e 41-të: Muriqi me kokë për Rashicën, që i vjedh kohën kundërshtarit dhe përballë Glazer nuk gabon për golin që ngre në këmbë të pranishmit në “Fadil Vokrri”.
Kosova në avantazh me një gol të gatuar nga dy prej më të mirëve, mjeshtria e Muriqi-Rashica, avantazhi u jep zemër dardanëve që asfiksojnë rivalët në të 4 janë sërish pranë golit me Rashicën, por këtë herë portieri reagon si duhet.
Pjesa e parë mbyllet me Kosovën në avantazh dhe e dyta nis si e para, me skuadrën shqiptare sërish kërkuese me një kunndërsulm të nisur nga Milot Rashica, që avancon në qendër dhe pason te Bytyqi, që nuk ia del të shënojë përballë portierit.
Sërish mundësi e mirë për dardanët në të 58 me të njëjtin protagonist Rashicën që këtë herë e con topin shumë lart. Kosova komandon në fushë, dhe Rashica pas pak vendos të ftojë në goditje Muriq që në një goditje mjeshtërore ndalet nga portieri izraelit.
Sulmuesi dëmtohet në të 64 duke u detyruar të lërë fushën e lojës, e vetmja notë që stonon në mbrëmjen e Prishtinës. Kosova dominon rivalët dhe nmë minutën e 74 Rashica nxiton për të marë në pozicion të parregullt një top që mund të ishte marë nga Krasniqi. Izraeli gjithsesi rrezikon me Gloukh që godet nga kufijtë e zonës por i tregon se është aty gati Aro Muric.
Mbyllet 1-0, me Kosovën që shkon në kuotën e 10 pikëve, një më pak se Izraeli.
Top Channel