Përplasjet me tifozët, futbollistët i shkruajnë presidentit për të vendosur paqen
Aksidenti në mesnatën mes së shtunës dhe të dielës e lë Daniel Maldinin pa patentë. Sulmuesi i Cagliarit, djali i legjendës së Milanit dhe kombëtares italiane, Paolo Maldini, në fakt rezultoi pozitiv në testet për alkool, motiv për të cilin iu hoq patenta dhe u bë një denoncim për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Futbollisti më pas iu nënshtrua edhe një testi toksikologjik për të parë nëse kishte edhe gjurmë të lëndëve narkotike, me 24 vjeçarin që rezultoi negativ gjë që e konfirmoi vetë klubi sard.
‘Cagliari bën të ditur se futbollisti, Daniel Maldini, pas lajmeve të publikuara në orët e fundit në media, iu nënshtrua kontrolleve toksikologjike. Të gjitha testet e kryera prej tij rezultuan negative-thekson Cagliari në një komunikatë-lojtari do të jetë rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës në seancën stërvitore të pasdites në kuadër të përgatitjeve të ndeshjeve të radhës’.
Më pas edhe vete Daniel Maldini konfirmoi negativitetin e tij në testet toksikologjike duke postuar rezultatin e tyre në një Story në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.

Top Channel