Jennifer Lopez më në fund u ka dhënë fansave detaje nga brenda mega rezidencës së saj të re prej 60 milionë dollarësh që ajo ndan me bashkëshortin Ben Affleck.

Diva tregoi se si dukej korridori i saj, teksa po bëhej gati për eventin LACMA Gucci në Los Angeles të shtunën.

Shtëpia e saj, të cilën ajo dhe Beni e blen në maj të këtij viti, është me sipërfaqe të bardha me nuanca argjendi dhe ari me detaje moderne. Çifti i Hollivudit bleu shtëpinë në fillim të këtij viti dhe u shpërngulën këtë verë me JLo duke u kujdesur për të gjithë dekorimin.

Gjithashtu me çiftin jetojnë edhe binjakët adoleshentë të Lopez, Max dhe Emme, të cilët ajo i ndan me ish-bashkëshortin Marc Anthony. Ben ka ndarë kujdestarinë me tre fëmijët e tij – Violet, Seraphina dhe Samuel – që ndan me ish-bashkëshorten Jennifer Garner , dhe ata shpesh janë gjithashtu në shtëpinë e re.

Këtë verë, çifti i martuar pagoi 60.85 milionë dollarë për rezidencën prej 46,000 metrash katrorë, sipas TMZ. Marrëveshja zgjati vetëm një javë dhe dyshja pagoi gati 15 milionë dollarë nën çmimin e kërkuar prej 75 milionë dollarësh. Fillimisht doli në treg në vitin 2018 për 135 milionë dollarë, por ky çmim u ul pothuajse në gjysmë kur u ristalua këtë vit.

Shtëpia – e quajtur “pasuria e Wallingford” – ndodhet në një kep prej 5 hektarësh dhe ka plot 12 dhoma gjumi dhe 24 banja. Gjithashtu përmban një garazh me 12 makina dhe parkim për 80 veta.

Ekziston gjithashtu një kompleks i brendshëm sportiv, një apartament prej 5000 metrash katrorë, një shtëpi kujdesi dhe një shtëpi roje me dy dhoma gjumi në terren.

Me objektin e brendshëm sportiv, Jennifer ka në dispozicion një palestër të plotë, si dhe fusha për basketboll, pickleball dhe një ring boksi.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA