Gjatë një takimi diplomatik mes ministrave të Jashtëm të BE-së në Berlin, ka rënë në sy momenti, kur ministri i Jashtëm kroat ka puthur homologen e tij gjermane.
Në një video të publikuar, shihet se ministri kroat Gordon Grlich-Rudman 65-vjeç, së pari shtrëngon dorën me Annalena Burbock përpara se t’i afrohet për ta puthur. Ministrja gjermane Annalena Burbock u largua menjëherë dhe e kaloi me një buzëqeshje.
Veprimi i ministrit kroat, ka ngjallur reagime të shumta brenda vendit të tij, ku përfaqësuesit e organizatave që mbrojnë të drejtat e grave e cilësuan atë si “të papërshtatshme”.
“Të puthësh me forcë një grua është dhunë, apo jo”, shkruan ish-kryeministrja e Kroacisë, Jaranka Kosor.
Ministri kroat Gordon Grlich-Rudman e pranoi që mund të ketë qenë pak e sikletshme dhe i kërkon falje kujtdo që e keqinterpretoi veprimin e tij. Sipas gazetës gjermane Blid, ministri kroat ishte me vonesë për foton dhe për këtë arsye pati pak ngathtësi për të përshëndetur ministren Annalena Burbock.
🇭🇷🇩🇪 Croatian FM Gordan Grlic-Radman made an awkward attempt to kiss his German counterpart Annalena Baerbock at the EU ministerial summit in Berlin
Balkans media and netizens heavily criticized the episode and even branded it ‘sexual harassment’.
Source: @geopolitics_live pic.twitter.com/J0Jg7dI9Kt
— Zlatti71 (@djuric_zlatko) November 4, 2023
Top Channel