Si pasojë e reshjeve është dëmtuar ura e fshatit Panarit në njësinë administrative Vithkuq të Bashkisë së Korçës.

Mbi urë kanë rënë gurë dhe është bërë e pakalueshme. Ndërkohë vazhdon të jetë e rëndë situata sa i përket furnizimit me energji elektrike në juglindje. Problemet më të shumta janë në zonat malore dhe në disa fshatra të fushës Maliq.

Fshatra të njësive Çlirim në Ersekë si dhe Dardhas, Çerravë dhe pjesërisht në Velçan në Pogradec. 13 fshatra të njësisë Gorë në Maliq janë po ashtu pa energji si dhe fshatra të njësive Vreshtas dhe Moglicë.

Pa energji nga dita e djeshme është edhe Panariti i cili është izoluar nga rrëshqitja e dherave pranë tij. Stakime të kontrolluara për shkak të kushteve të vështira atmosferike ka pasur në fshatra të fushës Devoll dhe fshatra të Korçës.

Ndërmarrja e shërbimeve në bashkinë Korçë po punon për të hapur rrugën e fshatit Panarit.

E vështirë paraqitet situata në fshatra të thellë malorë të njësive Dardhas e Velçan në Pogradec ku rrugët janë bërë të pakalueshme si pasojë e reshjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA