Akuzat se mbylli 200 faqe që lidheshin me protestën, Rama hedh poshtë aludimet: Turp për këtë bandë dështimesh që përhapin gjëra të pakuptimta
Vijon në Tiranë protesta e qytetarëve, e cila këtë të enjte shënon ditën e 96-të të rezistencës.
Si çdo mbrëmje, protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, prej nga ku kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë. Pas mbërritjes, ata kanë nisur fjalimet e përnatshme, ndërsa kërkesat e tyre mbeten të njëjta: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike.
Gjatë protestës së mbrëmshme, tubuesit paralajmëruan se më 7 shtator, kur protesta do të shënojë ditën e 100-të, do të rrethojnë godinën e Kryeministrisë.
Protestuesit kanë paralajmëruar gjithashtu se do të vijojnë aksionin e tyre edhe përtej 7 shtatorit, duke e zhvendosur protestën pranë Kuvendit në rast se konfirmohet 10 shtatori si data e seancës së parë parlamentare.
“Pas 7 shtatorit, vjen 10 shtatori që supozohet të jetë seanca e parë e Kuvendit. Kur të konfirmohet kjo datë, jemi para Kuvendit për t’u thënë këtyre deputetëve që nuk na përfaqësojnë. Kështu do të jemi, sa herë të ketë Kuvend dhe derisa Edi Rama dhe qeveria e tij të jenë akoma pa dhënë dorëheqjen”, u shpreh një prej protestuesve mbrëmjen e djeshme.
Pas fjalimeve, protestuesit kanë marshuar drejt komisariatit 3, ku mbahen disa nga të ndaluarit pas trazirave me policinë dy ditë më parë, kur u tentua hyrja në Kryeministri.
Top Channel