Tragjedi në Francë/ “Këtë meriton”, burri i dërgon video ish-gruas pasi vret dy fëmijët dhe vjehrrën, më pas i merr jetën vetes
Agjencia e sigurisë dhe inteligjencës në Danimarkë (PET) ka lëshuar një paralajmërim të fortë se Rusia po përgatit në mënyrë aktive operacione sabotimi brenda vendit, me shënjestër kryesore industrinë e mbrojtjes.
Sipas autoriteteve daneze, shërbimet e inteligjencës ruse po përdorin metoda direkte duke rekrutuar qytetarë të thjeshtë përmes rrjeteve sociale. Këta të fundit paguhen ose përdoren për të bërë fotografi që më pas shërbejnë për planifikimin e sulmeve.
Zyrtarët e kundërzbulimit theksojnë se këto kërcënime nuk janë më skenarë filmash spiunazhi, por një rrezik real dhe i përditshëm.
Ky zhvillim vjen në një kohë tensionesh të larta në Evropë. Pak ditë më parë, vendet e Bashkimit Evropian diskutuan sanksione të reja ndaj Moskës pas një incidenti me dron të mbushur me eksploziv në Gjermani, i cili u cilësua nga zyrtarët e lartë të BE-së si “terrorizëm i sponsorizuar nga shteti”.
Danimarka mbetet një nga mbështetëset më të vendosura të Ukrainës, duke i dhënë miliarda euro ndihmë ushtarake që nga nisja e luftës në vitin 2022, gjë që e ka vënë vendin në shënjestër të operacioneve hibride të Kremlinit.
Top Channel