Mbledhja me grupin parlamentar/ “Po qesh?” Rama i kthehet socialistit: Kanë ardhur kohë të këqija. Kush mendon që do e shtyjë sa ta shtyjë…

03/09/2026 11:51

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra gjatë fjalimit të tij, pasi vuri re se një prej socialistëve në sallë po qeshte.

Po qesh dikush aty? Kanë ardhur kohë të këqija”, u shpreh Rama, duke iu drejtuar personit që ndodhej në sallë.

Më tej, kryeministri theksoi se nuk ka më kohë për të shtyrë situatat dhe se përgjegjësit do të përballen me pasojat.

Kush mendon që do e shtyjë sa ta shtyjë, do të hajë një të shtyrë që në fund do t’i lutet Zotit kur do bjerë në fund. Nuk shtyhet më kështu. Provimi nuk është vetëm një ekran, por sistem”, tha Rama.

Top Channel