Presidenti i FSHF, Armand Duka në Komitetin e Medias së UEFA, drejton mbledhjen e mbajtur në Lituani
Qendra stërvitore e Realit të Madridit, Valdebebas pati një vizitë surprizë. Atë të Carlo Ancelottit. Trajneri i përfaqesueses braziliane përfitoi nga disa ditë pushimi që kishte për t’u kthyer në kryeqytetin spanjoll dhe për të ndjekur nga pranë një seancë stërvitore të ish skuadrës së tij. Tekniku italian bëri foto me shumicën e futbollistëve, duke përfshirë këtu edhe blerjet e reja, Cucurella dhe Dumfries.
Po kështu Ancelotti bisedoi me kolegun e tij Jose Mourinho dhe me Bellingham, Valverde, Courtois, Huijsen dhe për një kohë të konsiderueshme edhe me klanin e futbollistëve brazilianë Endrick, Rodrygo dhe Militao. Trajneri italian do të publikojë listën e të grumbulluarve në 9 shtator në 20:00 me orën evropiane. Në këtë listë me siguri që do të jetë Vinicius, i vetmi përfaqësues i Realit të Madridit duke qenë se të tjerët janë në infermieri.
Brazili, në pauzën e ndeshjeve ndërkombëtare, do të luajë dy miqësore me Australinë; në 25 shtator në Toënsville dhe në 29 shtator në Brisbane dhe më pas Seleçao do të përballet me Indinë në 3 tetor në Kalkuta, një ndeshje kjo që nuk është luajtur kurrë më parë. Në muajin nëntor, skuadra 5 herë kampione e botës do të përballet me Japoninë dhe Singaporin. Dhe Ancelotti po monitoron me vëmendje evoluimin e Militaos, Rodrygi dhe Endrick me të tre futbollistët po vijojnë procesin e rikuperimit. Militao u dëmtua në muajin prill dhe rikthimi i tij është parashikuar të jetë në tetor; Endrick nga ana e tij vazhdon me problemet e tij muskulare, por ai pritet që kthehet në javët e ardhshme, ndërsa Rodrygo nuk do të jetë në fushën e lojës deri në fillim të 2027
Ancelotti po punon për edicionin e ardhshëm të Copa America në 2028. Cikli i tij do të ketë si protagonistë futbollistë të rinjë si Estêvão, Rayan, Andrey Santos, Vitor Reis dhe Endrick. Por do të ketë edhe emra me peshë si Militão, Gabriel Magalhães, Bruno Guimarães, Raphinha dhe Vinicius.
Top Channel