22/11 22:35
Lionel Messi fitoi Topin e tetë të Artë në karrierë duke gdhendur gjithnjë edhe më shumë emrin e tij në historinë e futbollit botëror.
Si gjithnjë, në çdo arritje të Messit ai që ngacmohet më shumë është Cristiano Ronaldo, rivali i përjetshëm i argjentinasit. Edhe në ndeshjen e fundit të Al Nassr në Kupë përballë e El Etiffaq, tifozeria kundërshtare nisi të thërriste në kor emrin e Messit.
Ronaldo nuk hezitoi të reagonte dhe i bëri me shenjë tifozëve të heshtnin. Sa i përket ndeshjes, Al Nassr i Ronaldos u kualifikua në kohën shtesë falë golit të Sadio Mane.
Top Channel