Robert Card, i dyshuar për vrasjen e 18 personave në të shtënat në Maine është gjetur i vdekur pas një ndjekje tre ditore nga policia.
40 vjeçari, u gjet i vdekur nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri, tha Komisioneri i Sigurisë Publike në Maine, Michael Sauschuck.
Lajmi vjen disa orë pasi policia hoqi urdhrin për komunitetin ku ndodhi ngjarja që ata të qëndronin në shtëpi dhe të mos dilnin, derisa vrasësi të kapej.
Mes të vrarëve nga ky sulm janë një gjysh, një lojtar i ri i talentuar dhe katër vendas nga mosha 14 deri në 76 vjeç.
Në një konferencë shtypi në bashkinë e Lewiston, guvernatori i Maine, Janet Mills tha se trupi u gjet në Lisbonë, afër vendit ku ndodhën të shtënat.
“Po marr frymë lehtësisht sonte duke e ditur se Robert Card nuk do të jetë kërcënim për askënd”, tha ajo.
Gov Mills tha se tani komuniteti mund të ecë i qetë në “rrugën e gjatë dhe të vështirë të shërimit”.
Top Channel