Skuadrës serbe të futbollit i ka mbetur edhe një hap për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian dhe ekipit të Dragan Stojkoviqit, do të duhet të mbeten të pamposhtur ndaj Bullgarisë, për të arritur në finalet e Europianit mes skuadrave më të mira të kontinentit të vjetër.
Pavarësisht se nuk janë ende zyrtarisht në Euro, përfaqësuesit serb, sipas mediave të tyre e ndjejnë veten te kërcënuar dhe poshtëruar nga disa futbollist shqiptarë me tyre Taulant Seferi, i lindur në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, pjesë kryesore tashmë e Kombëtares shqiptare.
Deklarata e tij me sa duket i ka dhembur serbëve. Fillimisht, ai theksoi se do të dëshironte të luante kundër Serbisë në Kampionatin Evropian, pavarësisht se ende nuk jemi të kualifikuar zyrtarisht, por nuk u ndal me kaq dhe bëri një parashikim mjaft të guximshëm.
“Dua që Serbia në grupin tonë në Kampionatin Evropian t’i mundë siç duhet. Besoj se mund të arrijmë një fitore të pastër me rezultat 3:0, 4:0 ose 5:0”, tha Seferi, duke poshtëruar kështu përfaqësuesen serbe sipas mediave të tyre.
Gjithsesi Duket se kjo deklaratë i ka nxitur edhe më tepër serbët të shpresojnë se nëse fati na përball skuadra e Dragan Stojkoviç do të ketë më shumë motivim për të arritur fitoren.
Top Channel