Analisti Arjan Curri argumenton në Top Story se loja procedurale për gjyqin ndaj Sali Berishës po i jep ish-kryeministrit shtigje shpëtimi.

Curri tha se parregullsitë rrezikon që procesi gjyqësor të kthehet nul. Sipas tij, Berisha nuk duhet të kishte votuar ligjin e asaj kohe ku përfitoi dhëndri i tij pasi ka rënë në kundërshtim për ligjin e konfliktit të interesit.

“Vetë SPAK në lojë me ata që mbështesin Berishën por edhe me Ramën, po i jep Berishës shtigje shpëtimi që po sulmohet politikisht. Bërja e parregullsive e çon Berishën drejt një pretendimi që të jetë një shtetas që nuk i është nënshtruar një procesi të rregullt dhe rrezikon bërjen nul të procesit ligjor. E thënë më thjeshtë, Berisha vërtetohet që është përfshirë në konflikt interesi se si kryetar i atij organi në rregullimin e territorit, ku ndryshohet destinacioni në terren  sportiv në terren për ndërtim. Berisha udhëheq mbledhjen, ku përfiton një i afërm i tij. Unë si kryeministër nuk mund të kryesoj mbledhje ku dhëndri im përfiton nga ajo vendimmarrje. Nuk mund të miratoj një ligj që përfiton dhëndri im. Dikush duhet ta këshilluar Berishën që të mos votonte. Ka rënë në kundërshtim më ligjin për konflikt interesi. “-tha Curri në Top Story.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA